Monopoli i kontrollit teknik të makinave, Tabaku: SGS dhe ministria nuk kanë kryer detyrimet

Shqipëria

Monopoli i kontrollit teknik të makinave, Tabaku: SGS dhe ministria nuk kanë kryer detyrimet

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:48
Jorida Tabaku

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka denoncuar sot se zgjatja e kontratës së konçesionarit SGS është në shkelje të interesit publik.

“Megjithëse kompania në fjalë nuk kishte përmbushur asnjë kriter nga pikat e kontratës pararendëse për të cilin mund të zgjatej qeveria vendosi sërishmi ta firmosë zgjatjen e koncesionit” shkruan Tabaku.

Ajo rendit disa arsye që sipas saj tregojnë se shtesa e kontratës nuk ka patur parasysh interesin publik. Zgjatja e kontratës sipas ligjit mund të bëhej vetëm me kërkesë të qeverisë, e cila kur ishte në opozitë e ka sulmuar këtë kontratë. Tabaku shton se në rastin konkret “kjo mazhorancë, mund të kërkonin partnerë të tjerë që do të ishin më pranë parimeve që proklamonin dje në opozitë. Por, ata vendosën ndryshe pasi interesi personal i qeverisë ishte mbi interesin publik”.

Sipas Tabakut, kompania konçesionare nuk ka kryer detyrimin e riinvestimit prej 30% të investimit fillestar gjatë tre viteve të fundit dhe pavarësisht kësaj qeveria firmosi zgjatjen e kontratës.

“Ministria e energjetikes ka pasur për detyrë që gjatë periudhës nën kontraktim me kompaninë në fjalë të liberalizojë tregun. Fatkeqësisht në gjithë këto vite kontratë as qeveria nuk ka punuar në shërbim të liberalizimit të tregut që ishte një nga qëllimet themelore që u nënshkrua kjo kontratë” argumenton më tej ish-deputetja Tabaku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat