Zhdukja e kapitenit të “Atik Bey”, “thyen” heshtjen pronari i jahtit

Shqipëria

Zhdukja e kapitenit të “Atik Bey”, “thyen” heshtjen pronari i jahtit

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:07
Foto

U bënë disa ditë tashmë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, i cili ende rezulton i zhdukur.

Jahti me emrin “Atik Bey”, në pronësi të Metin Akyuz, u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

Ndërkohë Akyuz ka dhënë dëshminë e tij në prani të avokatëve dhe ambasadës turke në Tiranë në lidhje me ngjarjen.

Akyuz është shprehur besimplotë në aftësitë profesionale të kapitenit Yavuz dhe se ky i fundit gëzonte besimin e plotë të tij dhe familjarëve të tij.

“Pas një heshtje të gjatë dhe mungese komunikimi, në datën 6 shtator ai ka kontaktuar me autoritetet portuale shqiptare të cilat i kanë bërë me dije faktin se Jahti është gjetur në afërsi të Shëngjinit dhe pa asnjë njeri në bord. Nga të dhënat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera të ngjarjes mendojmë se aksidenti tragjik ka ndodhur kur jahti gjendej në ujrat e Malit te Zi dhe më pas rrymat e kanë shtyrë drejt brigjeve shqiptare.

Menjëherë pas mungesës së komunikimit, z. Akyuz është vënë në kontakt me autoritet shqiptare dhe pas identfikimit të jahtit ai ka mbërritur në vendin tonë së bashku me familjaret e kapitenit Yavuz. z. Akyuz përjashton në menyrë kategorike çdo mundësi përfshirjeje të kapitenit Yavuz në aktivitete të paligjshme, pasi ai gjithmonë kishte qene një njeri me integritet të lartë, moral të panjollosur dhe profesionalizëm të dalluar. Në këto kushte, pista më e mundshme mbetet ajo e një aksidenti fatkeq. Në kërkimet dhe zbardhjen e plotë të këtij aksidenti janë përfshirë gjithë autoritetet kompetente shqiptare si edhe ambasada turke në Tiranë, të cilat po japin maksimumin e tyre”, thuhet më tej në njoftimin e tij për shtyp.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat