11 Shtatori, Basha: Pranë SHBA-së në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

Shqipëria

11 Shtatori, Basha: Pranë SHBA-së në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 19:08
Ilustrim

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtoi sot përvjetorin e ngjarjeve të 11 Shtatorit në SHBA ku humbën jetën 3000 burra dhe gra, si dhe konfirmoi vendosmërinë për të qëndruar në krah të Amerikës dhe në luftë kundër terrorizmit.

“Sot, ndërsa bota kujton 3000 burra dhe gra që humbën jetën në sulmet terroriste të 11 Shtatorit, duke përfshirë edhe bashkëqytetarët tanë, ne rinovojmë vendosmërinë tonë për të qëndruar pranë SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë”, shprehet kryetari i PD-së Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat