Papunësia u ul, INSTAT raporton se papunësia ka zbritur në 11.5 përqind

Shqipëria

Papunësia u ul, INSTAT raporton se papunësia ka zbritur në 11.5 përqind

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 22:12
Kosta Barjaba

“Papunësia në vend shënoi rënie prej gati 1 përqind në tremujorin e dytë të vitit”, lajmëroi Instituti i Statistikave.

Zyrtarisht  niveli i papunësisë për periudhën prill-qershor 2019 ka zbritur në 11,5% ; udhëhequr nga punësimet në sektorin e shërbimit dhe bujqësisë. Akademiku për çështjet sociale, Kosta Barjaba thotë se ky është një zhvillim pozitiv, por ndërkohë duhet që punësimi në vend të drejtohet te sektorët e prodhimit.

Edhe papunësia te të rinjtë ka pësuar rënie, por ajo është më e lartë se grupmoshat e tjera. Akademiku për Çështjet Sociale, Kosta Barjaba thotë se nxitja e punësimit te të rinjtë duhet të vijë përmes arsimit dhe përgatitjes profesionale.

Rritje e punësimit do të thotë zhvillim ekonomik, dhe rritje pagash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat