Merr flakë kabina elektrike në Fushë Krujë, banorët mbeten pa energji

Shqipëria

Merr flakë kabina elektrike në Fushë Krujë, banorët mbeten pa energji

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 22:43
Foto

Një kabinë elektrike në një lagje të Fushë Krujës, pranë stadiumit të qytetit, ka pësuar një avari dhe është përfshirë nga flakët.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrëfikës për shuarjen e zjarrit në kohë, ndërkohë që kabina elektrike ka dalë jashtë funksionit duke lënë në errësirë banorët e zonës.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një luhatje e fortë e energjisë elektrike në kabinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat