Vrasja dytë e Azemit/ Gramoz Ruçi, drejton homazhet në varrin e liderit të dhjetorit

Shqipëria

Vrasja dytë e Azemit/ Gramoz Ruçi, drejton homazhet në varrin e liderit të dhjetorit

Nga: Xhuli Boja Më: 11 shtator 2019 Në ora: 23:55
Azem Hajdari

Këtë herë, ne përvjetorin e 21 të vrasjes së deputetit dhe liderit të dhjetorit Azem Hajdari do të zhvillohen homazhe jo si tradicionalisht vetëm nga e djathta. Parlamenti njoftoi mediat se me 12 shtator do të organizojë homazhe në varrin e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Kjo është hera e parë që PS në pushtet, dhe kuvendi socialist organizon ceremoni zyrtare për Azem Hajdarin.

“Nesër, më datë 12 shtator, në orën 9:00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish-deputetit Azem Hajdari, ( Varrezat e Dëshmorëve) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.”
Ish ministri i fundit i brendshem i diktatures komuniste aktualisht kryetar i kuvendit do të jetë personi nën kujdesin e të cilit zhvillohet kjo ceremoni. Kryetari i aktual i kuvendit Gramoz Ruçi ka qenë sekretar i përgjithshem i PS në kohen kur u vra deputeti.

Gramoz Ruçi ka qenë një ndër njerëzit më të akuzuar nga Azem Hajdari ne vitet 1990 për lidhje me krimet e regjimit komunist dhe te ministrise se brendshme, per ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder dhe vrasjet ne kufi. Azem Hajdari e ka akuzuar Ruçin edhe per rol mjaft te rendesishem në rebelimin e vitit 1997. Tashmë kur kanë kaluar mbi dy dekada dhe kur ende ajo ngjarje nuk është zbardhur plotësisht, figura të rëndësishme të Partisë Socialiste pa asnjë reflektim dhe mbajtje përgjegjësie po arrijnë të organizojnë homazhe. Kjo është një përzierje e hipokrizisë dhe propagandës, e paprecedentë në këto vite postkomuniste të Shqipërise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat