Basha: Azem Hajdari u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit

Shqipëria

Basha: Azem Hajdari u vra mizorisht nga kriminelët e veshur me uniformën e shtetit

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 14:05
Lulzim Basha

Sot u bënë 21- vite nga vrasja e Azem Hajdarit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një homazhi në memorialin Hajdarit tha se ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët e bashkuar të mbyllin tranzicionin dhe të hapin rrugën e vlerave të demokracisë

“Amaneti dhe sakrifica janë përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Evropiane, demokratike, me një politikë të ndarë nga krimi, ku kriminelet janë para drejtësisë dhe prapa hekurave.

Sot në këtë 21 vjetor është akoma plagë e hapur, krimi vazhdon të ketë uniformën e posteve shtetërore. Shqiptaret kërkojnë shpëtim rrugëve të botës.

Socialistët e ndershëm kurrë nuk e kanë pranuar politikën e lidhur me krimin, për tu bërë bashkë dhe për të hapur bashkë rrugën e Shqipërisë si gjithë Evropa.

Ka ardhur koha që të gjithë shqiptarët e bashkuar të mbyllin tranzicionin dhe të hapin rrugën e vlerave të demokracisë dhe të mundësive të barabarta të çdo shqiptari. Ky është nderimi më i madh për Azem Hajdarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat