Artan Hoxha: Vetting-u në polici është formal

Shqipëria

Artan Hoxha: Vetting-u në polici është formal

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:32
Artan Hoxha

Për gazetarin Artan Hoxha, vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit është ndryshuar gjatë rrugës. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se ky proces nuk është finalizuar ashtu siç u tha në fillim.

“Ideja ishte që të kalonte e gjithë trupa e Policisë së Shtetit. Madje aq i madh ishte efekti fillimisht sa një pjesë e tyre dhanë dorëheqjen vetë. Sot ata janë bërë pishman që dhanë dorëheqjen sepse nuk e dinin se si do të shkonte kjo histori, por besuan se do të ishte e fortë. Për shumë arsye kjo u ndryshua gjatë rrugës. Megjithatë, për mua ishte e mjaftueshme që kontrolli apo vetting-u të bëhej në rang drejtuesish dhe jo inspektorët e thjeshtë. Nuk u finalizua ashtu siç u tha në fillim. Nga një vetting i 12 mijë efektivëve përfundoi në vetting të trupës drejtuese të policisë”, tha Hoxha.

Në emisionin “Top Talk”, Artan Hoxha foli edhe për strukturën e re policore që po ngrihet, FAST, e cila do të përbëhet nga ish-komando të ushtrisë dhe që do të përballet me grupet e krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat