Investimet gjermane në Shqipëri, më shumë se 1 miliard euro

Shqipëria

Investimet gjermane në Shqipëri, më shumë se 1 miliard euro

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:00
Foto

Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka zhvilluar sot një në takimin me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf.

“Pata kënaqësinë të takoja ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf. Mirënjohje për ndihmën e pakursyer”, shprehet Balla.

Po ashtu Balla vlerëson kontributin e Gjermanisë për Shqipërinë që shkon në një miliard euro.

“Kontributet/investimet gjermane arrijnë në një total prej më shumë se 1 miliard euro në shumë sektorë. Gjermania mbështet fuqimisht rrugën tonë evropiane”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat