Tentoi të mbytjen në Shkumbin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e gruas

Shqipëria

Tentoi të mbytjen në Shkumbin, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e gruas

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:20
Gruaja

Policia e Elbasanit ka marrë një denoncim se një grua e moshuar ka tentuar të mbytet në lumin Shkumbin.

Policia njofton se e moshuara është shpëtuar nga mbytja, por nuk ka asnjë dokument identifikimi me vete dhe nuk është në gjendje të flasë 

“E moshuara është rreth 80 vjeçe, e veshur me një bluze krahë gjata ngjyrë blu, me një fund të gri me vija tē bardha , ku mban me vete një çantë dore ngjyre verdhë”,- informon policia.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e medias dhe të  qytetareve për identifikimin e saj.

Cilido  që kanë informacion për të moshuarën të telefonojnë në numrin 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat