Meta në hall me Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!

Shqipëria

Meta në hall me Ramën: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri!

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:54
Rama dhe Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar sërish duke publikuar brenda pak ditëve një foto ku shfaqet së bashku me kryeministrin Edi Rama.

“O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”,- shkruan Meta teksa bashkëngjit këtë foto me Ramën.

Zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, kanë bërë sot disa deklarata kundër Metës, ku më e forta ishte ajo se: “Komisioni Hetimor nuk do shërbejë si mekanizëm ndëshkues, por si një mekanizëm çlirues për ta kthyer Ilir Metën në krye të opozitës.”

Pak ditë më parë, Meta shkruajti për takimin që zhvilloi me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit, dhe në foton e vjetër që kishte përzgjedhur për reagimin, Rama ishte spektator i takimit të tyre.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat