Bushati flet si opozitar

Shqipëria

Bushati flet si opozitar

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 19:57
Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vijoi zërin kritik ndaj mazhorancës.

Më i lirshëm tani pa post në qeveri, Bushati edhe në kuvend u shfaq më shumë si deputet i opozitës.

“Jemi duke përjetuar  një krizë vlerash dhe kjo krizë vlerash nuk vjen thjesht nga mungesa e të mirave, por nga padrejtësia në aksesin dhe në shpërndarjen e të mirave. Kjo krizë nuk vjen nga përtacia, as nga mungesa  të të mirave së një për t’i mbajtur shqiptarët brenda atdheut”, u shpreh Bushati.

Fjala e ish-ministrit solli reagimin e opozitës së re.

“U entuziasmova shumë sot që opozitës tonë iu shtua edhe një deputet nga ju, s’e di a paska ikur zoti Bushati. I pafajshmi që nuk ka patur asnjë lloj posti partie, në 6 vite ka qenë kështu, deputet i thjeshtë”, tha Halit Valteri, nga lista e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat