Paralajmëroi Shqipërinë për bllokimin e negociatave, ja ku do mbahet takimi Mitsotakis-Rama

Shqipëria

Paralajmëroi Shqipërinë për bllokimin e negociatave, ja ku do mbahet takimi Mitsotakis-Rama

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:48
Mitsotakis-Rama

Takimi Mitsotakis-Rama pritet të realizohet në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Midis takimeve të rëndësishme që përgatit Athina zyrtare në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York janë edhe ato me liderët e ballkanit.

Në qarqet qeveritare flitet se kryeministri Mitsotakis ka marrë kërkesa të shumta nga disa liderë ballkanike për takime individuale, ndaj thuhet se është shumë i mundur një takim midis tij dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Disa ditë më parë nga Selaniku Mitsotakis ka paralajmëruar Tiranën se Greqia do të bllokojë fillimin e negociatave të Tiranes me BE-në nëse qeveria shqiptare nuk tregon me vepra se respekton të drejtat e minoritetit kombëtar grek.

Qeveria Mistotakis ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në ballkan dhe cilëson të rëndësishëm momentin politik deri në tetor kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin datën për fillimin e këtyre negociatave.

Në këtë kuadër po punohet njëkohësisht edhe për një takim midis kryeministrit Mitsotakis dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zaev, takim që pritet me interes të jashtëzakonshëm, pasi konservatoret greke deri para zgjedhjeve të korrikut cilësonin Marrëveshjen e Prespës tepër të dëmshme për Greqinë, ndërsa tashmë kërkojne nga Shkupi zbatimin e saj të rreptë si kusht për dritën jeshile drejt Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat