Ekstradohet nga Danimarka shkodrani i dyshuar për vrasjen e Ferdinand Polisë

Shqipëria

Ekstradohet nga Danimarka shkodrani i dyshuar për vrasjen e Ferdinand Polisë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:33
Ferdinand Polia

Një 27-vjeçar nga Shkodra, i dyshuar për vrasje është ekstraduar nga Danimarka.  

Policia thotë se nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhageni i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

"Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me dashje, në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat