Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Shqipëria

Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 09:33
Cakaj merr mbështetjen e Vishegradit nga Çekia

Vendet e Vishegradit mbështesin me force integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Qëndrim ky i konfirmuar nga Praga, ku në takimin e zhvilluar me vendet e Ballkanit Perëndimor, krerët e shteteve dhe Ministrat e Jashtëm ripërsëritën angazhimin për t’i hapur rrugë fillimit të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Por veç integrimit që ishte kryefjala, në këtë takim u diskutuan edhe hapa konkretë në shërbim të ndërlidhjes infrastrukturore, bashkëpunimit në fushën e energjetikës, sigurisë dhe politikave të mjedisit. Platformë kjo që është në shërbim të zhvillimit të rajonit dhe procesit të integrimit europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat