Tentoi të vriste Lul Berishën, zbardhet dëshmia e Ahmet Ajetit

Shqipëria

Tentoi të vriste Lul Berishën, zbardhet dëshmia e Ahmet Ajetit

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:06
Lul Berisha

Është zbardhur dëshmia e Ahmet Ajetin, i cili në vitin 2005 tentoi të vrasë Lulzim Berishën, i konsideruar si truri i “Bandës së Durrësit”.

Para trupës gjykuese kosovari tha se ai së bashku me Osman Korpuzin erdhën në Tiranë për të kërkuar punë dhe dy porositësit e vrasjes, Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli, iu afruan duke i ofruar punë. 

Më pas udhëtun drejt Durrësit ku ju komunikua se do merrnin një hotel dhe në këmbim duhet të vrisnin Lul Berishën. 

Por sipas tij kur refuzuan ta vrisnin dhe porositësit e vrasjes i kërcënuan me jetë. 

Ajeti dëshmoi se u vetësakrifikua duke u plagosur vetën në bark pasi nuk donte të kryente vrasjen dhe u mor në mbrojtje nga policia. 

Por kosovari tha se dy porositësit e vrasjes i shkuan në spital duke e kërcënuar se do i vrisnin vëllain nëse fliste, ndaj nuk e denoncoi ngjarjen në polici.

Ai shtoi se polici që e ruante e shoqëroi së bashku me vëllain jashtë Durrësit ku edhe më pas u larguan.

Dëshmia e Ahmet Ajetit në gjykatë -"Erdha në Tiranë bashkë me Osman Korpuzin. U afruam në një ndërtesë dhe kërkuam punë. Ata na thanë që kishin punë për ne. Me pas jemi nisur drejt Durrësit ku na dërguan në një hotel ku na thanë është i joni.

Te nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashke me një foto grafi dhe na thanë do vrisni këtë person.

Më shumë biseduan me Osmanin ata dy personat, por ne nuk donim të bënim vrasje. Por na thanë që nuk keni shpëtim pa kryer veprën penale.

Unë vendosa të vetë sakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare mora armën dhe në hyrjen e pallatit u vetë plagosa në anën e majtë, në barkë.

Plagosa veten pasi nuk doja të kryeja vrasje. Kisha ardhur në Shqipëri për punë pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës. Në spital erdhën dy personat dhe me thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më.

Më mori policia në pyetje dhe në një ndërtesë na ruante një polic, pasi më morën në mbrojtje. Policisë i thashë që jam përplasur gjatë një sherri banal me disa persona dhe ata më plagosën. Na ka shoqëruar polici, i cili më ruante së bashku me vëllain. Na shoqëroi deri në dalje të Durrësit dhe u larguam."

Vrasja per 80 mije euro

Kosovari Ahmet Ajeti ka qenë i dënuar me 20 vite burg në mungesë për tentativë vrasje ndaj Lulzim Berishës në vitin 2005.

Gjykata e ktheu çështjen për gjykim pas ekstradimit të tij drejt Shqipërisë më 20 korrik 2018

Sipas pretences se prokurorise lexuar në seancen gjyqesore ndaj Bandes se Durresit, ne tetor 2011 mësohet që në gusht të 2005, Ahmet Ajeti lindur në Lipjan/ Kosovë së bashku me Osman Karpuzin, udhëtuan nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën por atentati dështoi.

Atentati ishte parashikuar si hakmarrje nga Endrit Dokle dhe Adriatik (Dritan) Coli për vrasjen e Klodian Saliut më 26.02.2005, kundërshtar i Lul Berishës. 

Pas 4 tentativave të dështuara më 30.8.2005 Ahmet Ajeti e Osman Karpuzi bien dakord të kryejnë ekzekutimin me antitank kundrejt një shumë prej 80 mijë eurosh. Por dhe kjo tentative deshton.

"Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur" informoi sot (20 korrik) policia e shtetit. 

Ahmet Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim", dhe  “Armëmbajtje pa leje” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat