Përplasen disa makina në Fier, e pëson një person me biçikletë

Shqipëria

Përplasen disa makina në Fier, e pëson një person me biçikletë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Mesditën e sotme një aksident masiv ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që po kalonte rrugën me biçikletë.

Raportohet se një makine tip ‘Benz’ me targa AA821NI i ka prerë rrugën një makine tjetër tip ‘Benz’  me targa AA710GC.

Ky i fundit devijon duke kaluar nga krahu i tjetër i rrugës duke lënë të plagosur një qytetar i cili ishte duke kaluar me biçikletë.

Makinat e tjera të përfshira në aksident janë një tip ‘Toyota’ me targa AA278PE,  e cila kishte qendruar në krah të rrugës, dhe një tjetër tip ‘Benz’ me targa AA799NM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat