Braçe nga Berati: Kush ndjen turp për LANÇ, me turp të rrojë gjithë jetën!

Shqipëria

Braçe nga Berati: Kush ndjen turp për LANÇ, me turp të rrojë gjithë jetën!

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 19:39
Pamje nga takimi

Berati festoi 75-vjetorin e çliririmit ku përfaqësuesit e të majtës e vunë theksin tek rëndësia dhe vlerat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si përgjigje për debatet e fundit mbi këtë çështje. Numri dy i qeverisë tha se shqiptarët kanë sakrifikuar për tu përballur me të keqen, ndërsa kërkuan mos ngatërrohet lufta me atë që ndodhi më pas.

Në 75-vjetorin e çlirimit të Beratit, zëvendëskryemimistri, Erjon Braçe, u përfshi në debatin për Luftën Nacional Çlirimtare.

Braçe tha se ky popull kurrë nuk ka zgjedhur të keqen, por ka sakrifikuar për t’u përballur me të keqen.

Braçe: Kush ndjen turp nga zgjedhja e drejtë e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me turp le të rrojë sot e gjithë jetën sepse ne jemi krenar për ata që kanë bërë gjyshërit dhe prindërit tanë dhe do të vazhdojmë të respektojmë deri në fund çdo përpjekje të shqiptarëve për të çliruar vendin.

Pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, në takimin përkujtimor në bashkinë e qytetit, Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe zëvendësministri i Mbrojtjes duke vlerësuar luftën, theksuan se nevojën për të mos e ngatërruar historinë me atë që ndodhi më pas.

Koçi: Ka shumë zëra nga e djathta. Jo vetëm zëra politikë por edhe historianë që kanë një profil të së djathtës, gjithmonë ngatërrojnë historinë e luftës me historinë e pasluftës. Këtë ne duhet ta ndajmë qartazi.

Klosi: Ishte një vendim i drejtë i cili edhe sot ne na bën krenar.

Berati ka 322 Dëshmorë të Atdheut, ndërsa për katër ditë ka qenë kryeqyteti i vendit pasi aty u formua qeveria e parë demokratike e pas luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat