Kryemadhi: Shpresoj që data 18 të jetë një dritë jeshile për shqiptarët

Shqipëria

Kryemadhi: Shpresoj që data 18 të jetë një dritë jeshile për shqiptarët

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 21:18
Monika Kryemadhi

“Sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve’, kështu ka kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për sa i takon vendimit që pritet në tetor.

Në reagimin e saj Kryemadhi thotë se hapja e negociatave është një mundësi që shqiptarët të jetojnë më mirë.

Reagimi i plotë

Sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve. Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë. Do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do të shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Unë shpresoj që deri më datën 18 kur të jetë vendimi përfundimtar, Shqipëria të marrë një raport pozitiv sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat