Komisioni i Venecias! Meta bën deklaratën e fortë. Çfarë paralajmëroi

Shqipëria

Komisioni i Venecias! Meta bën deklaratën e fortë. Çfarë paralajmëroi

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 22:50
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta tha se do të largohej nga posti i kreut të Shtetit nëse Komisioni i Venecias konstatonte se ai ka shkelur Kushtetutën.

Meta tha se beson se ky komision, ndërsa dënoi heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtar për heshtjen në lidhje me situatën që po kalon vendi.

“Nëse Venecia thotë që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën, patjetër që do ta jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqjen kur kam qenë kryeministër për një gjë që nuk kishte lidhje fare me mua.

Të thotë Komisioni i Venecias që Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe unë të rri president? Kurrë në botë. Por kjo është qesharake, se thonë “ka çdekretuar”. Unë kam bërë një punë normale, kam çdekretuar dekretin që kam nxjerrë vetë. Ky është një dekret ekskluziv i Presidentit

Ti kujton se po rri unë në punë. Unë e ndjej veten se jam në mision. Siç e kanë shkelur 100 herë ata kushtetutën, unë jam i bindur se e kam respektuar Kushtetutën.

Gjithë këto PPP që po kalojnë do të marrin ndonjë gjë edhe ata për sa kohë heshtin. Unë do të vazhdoj të jem në politikë dhe të përfaqësoj njerëzit që besojnë tek unë.

Nëse unë kam shkelur

Nëse shikoj që Komisioni i Venecias lobohet, do të iki përsëri. Unë kam shprehur respekt për Komisionit të Venecias. Unë i qëndroj të gjitha deklaratave që kam thënë më përpara. Jam i vendosur të mbrojë interesin kombëtar. Ia kam thënë Edi Ramës të parit”, theksoi Meta në Syri Tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat