Izet Haxhia nuk lirohet sërish nga burgu

Shqipëria

Izet Haxhia nuk lirohet sërish nga burgu

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:21
Izet Haxhia

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.

I akuzuari për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës me pretendimin se i ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit por sërish nuk u lirua.

Gjatë seancës gjyqësore, i pandehuri kërkoi nga gjykatësit që të japin vendime të drejta, pasi sipas tij çështja po trajtohet politikisht.

"Unë nuk i jam shmangur drejtësisë. Për tu përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të mësoj akuzat. Kërkoj nga ju të jepni vendime të drejta dhe të jeni të paanshëm pasi çështja ime po trajtohet politikisht,"-tha Haxhia.

Avokati i tij tha se Haxhia i ka plotësuar vitet e vuajtjes së dënimit, pasi duhet ti llogaritet koha e qëndrimit burg në Turqi dhe në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat