Korçë, në protestë banorët që ju shembi banesat tërmeti - Bota Sot
Korçë, në protestë banorët që ju shembi banesat tërmeti

Shqipëria

Korçë, në protestë banorët që ju shembi banesat tërmeti

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 12:48
Korçë

Banorët e Qafzezë të Kolonjës, banesat e të cilëve u shembën nga tërmeti, kanë dalë sërish në protesta duke akuzuar se emrat në listat e familjeve të përzgjedhura për kryerjen e punimeve janë selektive dhe zgjidhen në bazë të bindjeve politike.

Ata i kërkuan kryeministrit ti ndihmojnë pasi sipas tyre autoritetet e zonës po i vjedhin.

Banorët: "Jemi në qiell të hapur. Po flemë në kasolle. Askush nuk mendon për ne. Lista është selektive me anë të partive. Jemi në situatë alarmante. 

Po na gënjejnë. Dimri po afron dhe s'kemi ku shkojmë. I lutemi Kryeministrit të vërë dorë dhe të na ndihmojë. Të ngrihet komision nga qeveria sepse pushteti këtu po na vjedh."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...