Të hënën ndalohen furgonët, nga ora 7 deri në 9 - Bota Sot
Të hënën ndalohen furgonët, nga ora 7 deri në 9

Shqipëria

Të hënën ndalohen furgonët, nga ora 7 deri në 9

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:22
Ilustrim

Të hënën e 16 shtatorit nxënësit nuk do të përballen me trafik të rënduar pasi policia bashkiake në bashkëpunim me atë të rendit po marrin masa për këtë qëllim.

Megjithatë policia bashkiake kërkon mirëkuptimin e prindërve që të përdorin mjetet alternative të transportit kur kjo është e mundur.

Për të rritur sigurinë nxënësve të shkollave, policia bashkiake do të kontrollojë të gjithë automjetet që transportojnë nxënës drejt shkollave jopublike.

Dhe po kështu nuk do të lejojnë shitësit ambulantë që të afrohen pranë shkollave duke u tregtuar produkte të ndryshme ushqimore.

Policë bashkiakë do të ketë në çdo kryqëzim pranë shkollave me qëllim lehtësimin e kalimit të nxënësve, tek vijat e bardha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...