6 anëtarët e familjes në qiell të hapur, banesa shkrumbohet nga flakët

Shqipëria

6 anëtarët e familjes në qiell të hapur, banesa shkrumbohet nga flakët

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët në Lushnjë duke lënë në qiell të hapur 6 anëtarë të një familjeje.

Zjarri, i cili ra në banesën e shtetasit Ramadan Krasniqi, saktësisht në njësinë administrative Fier-Shegan përfshiu fillimisht pjesën e brendshme të banesës për t’u përhapur më pas me shpejtësi.

Në momentin e zjarrit ka qenë brenda 70-vjeçari Krasniqi, i cili është i paralizuar dhe i verbër.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen jashtë të 70-vjeçarit.

Banesa u dogj gati plotësisht dhe 6 anëtaret e familjes Krasniqi janë në qiell të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat