Korçë, arrestohen 3 shoferë në gjendje të dehur

Shqipëria

Korçë, arrestohen 3 shoferë në gjendje të dehur

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:27
Foto

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Gj.S, 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”.

• J.M, 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”.

• E.V, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat