Operacioni “LIMIT”/ Gjykata jep vendimin për 24 të arrestuarit

Shqipëria

Operacioni “LIMIT”/ Gjykata jep vendimin për 24 të arrestuarit

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Janë lënë në burg 21 persona të arrestuar, në kuadër të operacionit “Limit”, dy dite më parë, nga polica e shtetit, ndërsa për tre të tjerë, gjykata ka dhënë vendimin “arrest shtëpie”.

Në arrest shtëpie janë lënë: Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka.

Operacioni “Limit” u krye nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku u shkatërruan katër banda kriminale dhe u arrestuan 58 persona, të cilët merreshin me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në Greqi, Turqi dhe vendet e tjera të Evropës.

Aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat