“Kisha frikë nga pasojat…”- Arrestohet shqiptari në Angli: Shes drogë që të lajë borxhet

Shqipëria

“Kisha frikë nga pasojat…”- Arrestohet shqiptari në Angli: Shes drogë që të lajë borxhet

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 17:48
Artur Dauti

Artur Dauti udhëtoi 180 milje për të shitur kokainë në rrugët e Stoke-on-Trent, në jug të Anglisë.

Ai u arrestua nga policia angleze, pas kontrollit të automjetit të tij, ku nën këmbët e 29-vjeçarit shqiptar, u gjet një paketë cigaresh e cila mbante gjashtë gramë kokainë, me vlerë 650 paund si dhe 140 paund kesh. Pas kontrollit të telefonit të tij, policia zbuloi mesazhe, të cilat vërtetonin se ai ishte i përfshirë në shpërndarjen e drogës.

Dauti është burgosur për tre vite, ndërsa u arrestua dhjetorin e vitit të kaluar.

“I pandehuri ishte shoferi dhe oficerë të policisë vunë re një pako cigare të vendosur në këmbët e tij. Brenda asaj pakoje policia zbuloi se ndodheshin 13 pako të veçanta, me një pluhur të bardhë dhe analizat e kryera kanë konfirmuar se ishte kokainë.

Në automjet gjetën një telefon me mesazhe në të në shqip, përmbante mbi njëqind kode postare të ndryshme dhe referenca për shuma parash.”, ka thënë Prokurori, Phil Brunt.

Dauti ishte zhvendosur në Mbretërinë e bashkuar pesë vite më parë. Në gjykatë ai ka thënë se e mori vendimin për t’u futur në shpërndarjen drogës, për të larë disa borxhe që kishte.

“Kisha frikë të mos paguaja se i dija pasojat me të cilat do përballesha dhe si rezultat pranova të vazhdoj”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat