Ish-aktori i humorit, Erion Isai, la karrierën artistike për të nisur karrierën politike, teksa mori pak kohë më parë drejtimin e Bashkisë së Kolonjës.
Por në detyrën e re, kryebashkiaku Isai, po përballet me një fatkeqësi natyrore që preku zonën e tij para se të merrte mandatin.
Shumë banorë të zonës janë prekur nga tërmeti i qershorit, dhe për shkak të dëmtimit të banesave ata po jetojnë prej muajsh nën çadra. Ndërkohë Erion Isai, u zotua se para dimrit, madje deri në Tetor, banesat e tyre do të riparohen dhe ata do të rikthehen në shtëpi.
Kryebashkiaku socialist dha edhe pamja nga puna që po bëhen në rikonstruksionin e banesave.
“Në Qafëzes prej disa ditësh ka nisur ndërhyrja në shtëpitë e prekura nga tërmeti. 3 shtëpi të reja, 20 rikonstruksione”, tha Isai.
“Dhe 246 banesa për trajtim dëmshpërblim si dhe disa familje të cilat fitojnë statusin e banesave sociale (qera sociale dhe banesa sociale). Qeveria dhe bashkia në funksion të plotë të zotimit ndaj banorëve”, ishte mesazhi që dha kryebashkiaku i ri i Kolonjës, duke e shoqëruar atë edhe më pamja nga puna që po bëhet, siç tregohet edhe në Fotogaleri.