Kërpaçi: Nuk kishte një takim Rama-Merkel, por një mesazh për qytetarët shqiptarë

Shqipëria

Kërpaçi: Nuk kishte një takim Rama-Merkel, por një mesazh për qytetarët shqiptarë

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 19:15
Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kërpaçi

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike.  

Kërpaçi ka komentuar edhe vizitën e Edi Ramës në Berlin.

‘Hapja e negociatave është një gjë qe ne të gjithë si qytetarë shqiptarë e duam sepse në fund të ditës ne jemi qytetarë të vendit tonë dhe hapja e negociatave do të thotë më shumë mirëqenie ekonomike për familjet, më shumë prosperitet dhe një mundësi më shumë për vendin tonë.

Por që të hapen negociatat duhet që të jenë përmbushur disa detyra, që nuk duken se janë përmbushur  dhe po  të analizojmë pak takimin e djeshëm të Ramës me Merkelin unë mund të them edhe nga burimet e mia se nuk ishte një takim dhe në atë takim nuk është se u diskutua diçka me Rama sepse diskutimi me Rama u mbyll në 19 prill të 2019 ku iu dhanë detyrat që duhet të plotësonte.

Por ishte një mesazh nga kancelaria Merkel me shumë diplomaci finese drejtuar qytetarëve shqiptarë për ti treguar se ka ardhur koha për të ndryshuar drejtuesin, se ka ardhur koha që të plotësohen detyrat, të cilat janë të përcaktuara, duhet që të ketë drejtues të përgjegjshëm dhe duhet që qytetarët shqiptarë ta marrin vetë fatin e vendit në dorë.

Kështu që unë mendoj që mesazhi ka qenë shumë i qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë që tashmë duhet të tunden përballë kësaj situatë, të ndryshojnë drejtuesin sepse vetëm me drejtues të përgjegjshëm detyrat mund të plotësohen dhe ne mund të jemi më afër integrimit evropian.

Me drejtues të papërgjegjshëm që e çojnë vendin në këtë situatë ku jemi sot padiskutim që askush nuk mund të na japë asgjë falas dhe lëmoshë. Por  është detyra jonë dhe është përgjegjësia jonë , as nuk mund të vijnë të tjerët  të na i bëjnë detyrat.

Rama ka ngelur në klasë dhe nuk e ka kaluar këtë provim që do ti kushtojë Shqipërisë  dhe do ti kushtojë shqiptarëve papërgjegjshmëria e tij’ është shprehur Kërpaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat