Kontrolli, policia sekuestron drogë në burgun e Rrogozhinës - Bota Sot
Kontrolli, policia sekuestron drogë në burgun e Rrogozhinës

Shqipëria

Kontrolli, policia sekuestron drogë në burgun e Rrogozhinës

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:04
Foto ilustrim

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje pas një kontrolli që ka ushtruar në pjesën e regjimit të jashtëm të burgut të Rrogozhinës,  ka gjetur e sekuestruar një sasi lënde narkotike  e llojit canabis-sativa .

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, policia tha se gjeti një sasi prej 97.1 gramë canabis-sativa.

Sakaq, pas kryerjes së veprimeve proceduriale, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Po hetohen mënyra sesi është futur lënda narkotike në ambientet e burgut si dhe roli i personave përgjegjës të cilët duhet të parandalonin sendet e palejuara, që përfunduan në brendësi të burgut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...