Kujdes! 5 raste me salmonelë konstatohen ne QSUT

Shqipëria

Kujdes! 5 raste me salmonelë konstatohen ne QSUT

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 20:53
Foto

Pesë raste me salmonelë janë konstatuar në Spitalin Infektiv në QSUT. Instituti i Shëndetit Publik sqaron se analizat janë kryer te pacientët që janë paraqitur me probleme gastrointestinale, kryesisht me të vjella dhe diare.

Po sipas ISHP kjo është një situatë e zakonshme sezonale dhe se nuk ka rrezik për përhapjen e epidemive nga bakteri i salmonelës. Shenjat që tregojnë se personi është prekur përfshijnë diarrenë, ethet dhe të vjellat, të cilat shfaqen 12-72 orë pas infeksionit dhe sëmundja mund të vazhdojë përgjatë një jave. Rreziku për t’u infektuar është më i lartë në verë për shkak se ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet.

Për shkak të infeksioneve të ndryshme bakteriale ditët e fundit Spitali Infektiv është përballur me fluks pacientësh, numri i të cilëve ka shkuar deri në 200 brenda një ditë.

nga ana tjetër kanë vazhduar dhe kontrollet për të zbuluar ushqime që importohen në Shqipëri jashtë standardeve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se ka sekuestruar 27 ton fileto pule nga Brazili, të cilat rezultuan me prezencë të salmonelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat