Sa kohë mbetet për të shpëtuar në rast zjarri? - Bota Sot
Sa kohë mbetet për të shpëtuar në rast zjarri?

Shqipëria

Sa kohë mbetet për të shpëtuar në rast zjarri?

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 22:14
Ilustrim

Zjarri është një nga rreziqet më kërcënuese për jetën e njeriut. Jo vetëm natyra, siç kemi parë kohët e fundit me katastrofën nëpër pyjet shqiptare apo në ato të Amazonës, por edhe shtëpitë janë të rrezikuara.

Kur një banesë është e pushtuar nga zjarri, instinkti i parë i njerëzve është të shpëtojnë të afërmit, e nëse u duket se kanë kohë të mjaftueshme edhe për sendet, atëherë përpiqen të shpëtojnë dhe plaçkat.

Por sa kohë ka realisht dikush për të shpëtuar nga zjarri?

Sipas ekspertëve, zjarri është një vrasës më i shpejtë se ç’mund t’u duket njerëzve. Një flakë e vogël mund të kthehet në zjarr të madh për 30 sekonda. Ndërsa nj shtëpi normale mund të mbushet e gjitha me tym të dendur e të zi brenda 3 minutash.

Po ashtu, ajri pranë zjarrit bëhet shumë shpejt i nxehtë, aq sa mund të dëmtojë mushkëritë e lëjkurën para se të kuptohet që po ju lëndon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...