Ruçi në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kuvendi, institucion kyç

Shqipëria

Ruçi në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kuvendi, institucion kyç

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:40
Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat