Zjarre në vjeshtë, digjen pyje në Dibër e Bulqizë, ullinj në Fier

Shqipëria

Zjarre në vjeshtë, digjen pyje në Dibër e Bulqizë, ullinj në Fier

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:04
Foto

Dhjetëra hektarë pyje janë djegur në Dibër si pasojë e dy vatrave të zjarrit që rrezikojnë edhe zonat e banuara. Ndërkohë në fier, rreth 500 rrënje ullinj dhe një sipërfaqe toke u dogj në Petovë. Dyshimet janë se zjarret janë të qëllimshme.

Dy vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë masivet pyjore në Bulqizë e Dibër ku po rrezikojnë edhe zonat e banuara.

Rreth 10 ha pyje me pisha janë djegur në Vlashaj të Dibrës, ku zjarri është aktiv prej tre ditësh.

Fikja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj kërkojnë ndërhyrje nga ajri.

Vatra e dytë aktive është në Shupenzë të Bulqizës, ku raportohen rreth 5 hektarë pyje të djegura.

Rreth 500 rrënjë ullinj u dogjën në Petovë të Fierit si pasojë e një zjarri që ka përfshirë kodrat e fshatit.

Banorët e prekur akuzojnë se zjarri ishte i qëllimshëm nga bashkëfshatarët ndaj kërkojnë vënien e përgjegjësit para drejtësisë.

"Të kapen sa më shpejt ata që kanë vënë zjarrin. Dua dëmshpërblimin tim se më ka rënë gjaku. Zjarri është i qëllimshëm"

Era dhe temperaturat e larta favorizuan përhapjen e flakëve me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme ndërsa banorë të zonës u angazhuan krahas zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat