Gomonia me të cilën po udhëtonin pëson defekt, policia shpëton 5 persona të ngelur në det

Shqipëria

Gomonia me të cilën po udhëtonin pëson defekt, policia shpëton 5 persona të ngelur në det

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:01
Foto

Policia Kufitare dhe Rojet Bregdetare në një operacion të kryer së bashku kanë shpëtuar 5 persona që po udhëtonin me gomonen “LYPEN 3”.

5 personat që ndodheshin në bord kërkuan ndihmë pasi gomonia me të cilën po udhëtonin pësoi një defekt në motorr.

Ja njoftimi i policisë detare:

Në orën 14:05 gomonia me emrin “LYPEN 3” me 5 persona në bord ka kërkuar ndihmë se kishte një problem në motorr. Menjëherë është njoftuar Kapiteneria e Vlorës si dhe policia kufitare.

Dy mjete, një i policisë kufitare dhe një tjetër mjet i rojës bregdetare, dalin në det të hapur për të gjetur dhe ndihmuar personat që ndodheshin në gomonen Lypen 3 që kishte probleme dhe kishte ndërprerë lundrimin.

Drejtoria e Përgjithshme Detare me qendër në Durrës njofton se mjeti i policisë kufitare BP-122 pak kohë pas kërkimit e gjeti mjetin një milje përballë Shën Vasilit në Karaburun dhe personat në bord ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat