Basha: Rama mashtroi me shëndetësinë falas, vodhi 385 milionë euro

Shqipëria

Basha: Rama mashtroi me shëndetësinë falas, vodhi 385 milionë euro

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 20:11
Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha me anë të një videomesazhi të publikuar në Facebook akuzon kryeministrin Rama për mashtrim me shëndetësinë falas.

Basha thotë se Rama bashke me oligarkët vodhi 385 milionë euro, ndërsa shqiptarët blejnë ilaçe të skaduara.

"Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk", shkruan Basha në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat