Në shkollë si të tjerët. Mes 60 fëmijëve të shkollës speciale “Zëra jete” - Bota Sot
Në shkollë si të tjerët. Mes 60 fëmijëve të shkollës speciale “Zëra jete”

Shqipëria

Në shkollë si të tjerët. Mes 60 fëmijëve të shkollës speciale “Zëra jete”

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 12:22
Elbasan

Viti i ri shkollor ka nisur special në shkollën speciale “Zëra jete” në Elbasan. 60 fëmijë me diagnoza të ndryshme sot janë ulur në bankat e shkollës me emocione si çdo fëmijë tjetër, por me pamundësinë për t’i shprehur ato. Si gjithë të tjerët ata kanë ëndrra dhe dëshira për të ardhmen e tyre.

E çelur në vitin 1983 si një shkollë për fëmijë me çrregullime të lehta fizike dhe mendore sot problematikat duket se vijnë në rritje sidomos përsa i përket një numri gjithnjë e në rritje të fëmijëve autikë.

Shkolla speciale “Zëra jete” në Elbasan ka nevojë për një infrastrukturë të përshtatshme me problematikat e fëmijëve e po ashtu këtu lind nevoja e stafit plotësues si fizioterapist, psikolog klinik etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...