Bardhi “nuk i ndahet” Babanit: Në datën 24 Janar 1996, në cilin hotel ke bujtur? - Bota Sot
Bardhi “nuk i ndahet” Babanit: Në datën 24 Janar 1996, në cilin hotel ke bujtur?

Shqipëria

Bardhi “nuk i ndahet” Babanit: Në datën 24 Janar 1996, në cilin hotel ke bujtur?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 17:50
Gazmend Bardhi

Pasi Mark Babani paralajmëroi kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm i PD, ky i fundit ka reaguar sërish duke paralajmëruar prova të reja që, sipas tij, konfirmojnë problemet e kryebashkiakut të Vaut të Dejës me drejtësinë italiane.

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”,- pyet demokrati, duke shtuar: “Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.”

“Mark Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994. Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?  Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim”, thotë Bardhi.

Bardhi pretendon se Mark Babani ka përdorur deri në 7 emra për t’iu fshehur drejtësisë italiane.

“Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete. p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”, mbyll reagimin Bardhi.

PD publikoi sot disa dokumenta ku pretendon se Babani është arrestuar më datë 4 Prill 1994 në Itali, për vjedhje makinash, por akuzat u hodhën poshtë nga kryebashkiaku socialist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...