Meta: Dhet dialog konstruktiv dhe respektim i ndërsjellë i Kushtetutës

Shqipëria

Meta: Dhet dialog konstruktiv dhe respektim i ndërsjellë i Kushtetutës

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 20:19
Ilir Meta dhe Christian Lange

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, njëkohësisht deputet i SPD në Bundestagun gjerman, Christian Lange. 

Meta shprehu besimin në mbështetjen e Gjermanisë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe strategjike ndërmjet dy vendeve. 

Duke inkurajuar një vendim pozitiv të Këshillit Europian të 17-18 tetorit 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, Meta theksoi se qasja antagoniste ndërmjet palëve duhet të marrë fund sa më shpejt, për t’u zëvendësuar nga dialogu konstruktiv dhe respektimi i ndërsjellë i Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat