Malaj ngre alarmin: Disa nga degët shencore të mësuesisë do mbyllen në vitin e ri akademik

Shqipëria

Malaj ngre alarmin: Disa nga degët shencore të mësuesisë do mbyllen në vitin e ri akademik

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 21:19
Nora Malaj

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se fillimi i viti të ri akademik do të jetë një kambanë alarmi për Arsimin në vend.

Malaj tha se disa nga degët më të rëndësishme shkencore të mësuesisë do të mbyllen.

Nora Malaj: Qeveria Rama është përgjegjësi kryesor për atë që po ndodh me arsimin. Të gjithë ne jemi pjesë e kësaj përgjegjësie, gjithsecili nga ne produktin që bën apo forcën për t'i qëndruar fort deri në fund dhe për të bërë atë që quhet oponencë konstruktive për t'i dhënë zgjidhje problemeve. Kambanat e alarmin kanë filluar që të bien që tani. Kur të fillojë viti akademik në universitete ju do të shikoni sesa nga degët e mësuesisë do të mbyllen. Degët e mësuesisë që janë në dhimbjen më të madhe do të jenë ato të drejtimit shkencor, atë për të cilën në kemi jashtëzakonisht shumë nevojë dhe të drejtimit të formimit të plotë të nxënësit. Pasi nga rezultatet e fundit të maturës shtetërore të sivjetshme unë vura re që në gjuhën angleze rezultatet e tyre ishin shumë të mira, kurse në gjuhën shqipe ishin një dramë e madhe. Ndërkohë që mos harrojmë që ne nuk kemi prekur bazën e sistemit të arsimit që fillon nga fëmijëria e hershme deri tek fëmijëria e vonë që është sistemi i çerdheve dhe deri tek kopshtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat