Katër shtete "barrikadë" për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE

Shqipëria

Katër shtete "barrikadë" për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:44
Gent Cakaj

Gjermania, Franca, Holanda dhe Greqia mund të kushtëzojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, edhe pse Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj është i bindur se Shqipëria i ka bërë detyrat.

Vendimi i tetorit, deklaroi Cakaj në seancën dëgjimore të Komisionit të Integrimit, është sa teknik aq dhe politik.

Cakaj: Problemi është se të gjitha këto vende kanë specifikat e tyre dhe burimet e shqetësimeve të tyre asnjëherë nuk lidhen drejtëpërdrejtë me të njëjtat çështje. Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për të merituar këtë proces.

Një muaj para vendimit të Brukselit, Shqipërisë i duhet të bindë edhe qeverinë e re greke.

Cakaj: Me qeverinë aktuale ne jemi në proces të konsultimeve në mënyrë që të adresojmë të gjitha çështjet që mund të shfaqen si pengesë në ambicien europiane të Shqipërisë.

Edhe pse në ethet e integrimit, ministri Cakaj është i bindur ti shkojë deri në fund fshesës diplomatike.

Cakaj: Vendimet për largime natyrisht që mbyllin kontributin e një numri të caktuar të diplomatëve që nuk i përkasin shërbimit diplomatik.

Gjithashtu qytetarët do të kenë mundësi të denoncojnë në portalin "Ambasada ime" abuzimet dhe shkeljet në Ambasadat dhe konsullatat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat