Në konvikte do të pranohen 400 studentë më pak, tarifa e njëjtë

Shqipëria

Në konvikte do të pranohen 400 studentë më pak, tarifa e njëjtë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:59
Në konvikte

Në konviktet e Qytet Studentit këtë vit do të pranohen 400 studentë më pak pasi disa prej godinave janë ende në rikonstruksion. Çmimi mbetet i njëjtë 45 mijë lekë në vit.

Disa javë para nisjes së vitit të ri akademik, në Qytet Studenti vijon puna për përmirësimin e kushteve të konvikteve.

Këtë vit do të pranohen 400 studentë më pak pasi disa konvikte janë ende në rikonstruksion.

Anila Shehu: Kapaciteti pritës për këtë vit është rreth 15 mijë studentë. Kemi dy konvikte të cilat sapo i janë nënshtruar fillimit të procesit të rikonstruksionit.

Në total është ndërhyrë në 16 godina.

Anila Shehu: Gjatë kësaj periudhe po përfundojmë gjithë sistemimin e dhomave të brendshme me ndryshimin e të gjithë sistemimit të mureve, rafiniturës, dyshekëve të rinj që është një kërkesë e studentëve. Të gjitha nyjet sanitare janë të rikonstruktuara terësisht. Janë rikonstruktuar të gjitha sallat e studimit.

Drejtorja, Anila Shehu, thotë se çmimi nuk ka ndryshuar.

Anila Shehu: 45 mijë lekë në muaj të vjetra. Kemi preferuar që këtë vit ta pilotojmë me të njëjtën tarifë dhe pastaj vitin që vjen duke parë dhe bërë një analizë kostoje të gjithë shpenzimit të atij konvikti do ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë dhe do të dalë tarifa e akomodimit për një student.

Çmimi i përballueshëm dhe kushtet e përmirësuara janë arsyet që studentët kanë zgjedhur jetesën në konvikte.

Në godinat që është ndërhyrë, studentët do të duhet të paguajnë edhe një kosto siguracioni në vlerën 2 mijë lekë.

Kjo shumë bllokohet në bankë dhe në rast se ata dëmtojnë infrastrukturën, në fund të vitit këto lekë nuk kthehen mbrapsht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat