Tentativë rrëmbimi në Elbasan, taksisti në polici: E ngatërrova me djalin e kunatit

Shqipëria

Tentativë rrëmbimi në Elbasan, taksisti në polici: E ngatërrova me djalin e kunatit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:07
Ilustrim

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan.

Një taksist ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë.

Kanë qenë prindërit e fëmijës, të cilët kanë denoncuar në polici rrëmbimin e tij.

Me të marrë denoncimin, policia është vënë menjëherë në lëvizje, duke kapur dhe shoqëruar taksistin Sami Meta, 55 vjeç.

Ndërkohë, taksisti 55-vjeçar ka deklaruar para uniformave blu se nuk kishte pasur qëllim rrëmbimin e fëmijës, por se e kishte ngatërruar atë me djalin e kunatit.

“E ngatërrova me djalin e kunatit”, mësohet të ketë thënë taksisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat