Sqarimi i Metës: Shpikje, nuk ekziston një betejë mes Parlamentit dhe Presidentit

Shqipëria

Sqarimi i Metës: Shpikje, nuk ekziston një betejë mes Parlamentit dhe Presidentit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 21:55
Ilir Meta

“Nuk ekziston një betejë e tillë midis Parlamentit dhe Presidentit. Kjo është një shpikje, sepse beteja e vërtetë është midis shtetit të propagandës dhe shtetit të së drejtës”, - deklaroi presidenti Ilir Meta, teksa u pyet për përpjekjen e qeverisë për ta shkarkuar dhe pjesëmarrjen e tij në komisionin hetimor.

 Në intervistën dhënë për emisionin “Tempora”,  Meta tha se pjesëmarrja e tij në komision ishte për të mos lejuar shtetin e propagandës të pretendonte se Presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese dhe prandaj nuk ka ardhur.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Në fakt në këto momente që flasim mazhoranca, qeveria dhe Kuvendi, kanë nisur një betejë për shkarkimin tuaj nga posti i kryetarit të shtetit. Ju u paraqitët edhe në komisionin hetimor për këtë çështje. Në fakt, duket që beteja po spostohet tashmë në një tjetër rrafsh, në atë politik?  

Presidenti Meta: Nuk ekziston një betejë e tillë midis Parlamentit dhe Presidentit. Kjo është një shpikje, sepse beteja e vërtetë është midis shtetit të propagandës dhe shtetit të së drejtës.

Unë kam qenë në Kuvend për arsye, sepse nuk mund t’i lejoja shtetit të propagandës luksin që të pretendonte se Presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese dhe prandaj nuk ka ardhur. Pasi opinioni publik është bombarduar në mënyrë të vazhdueshme me terma të shpikur që nuk ekzistojnë asgjëkund si “çdekretim” e fjalë të tjera, ndërkohë që ju e patë vetë dhe nga paraqitja ime dhe nga përpjekja ime për t’u përqendruar te çështjet kryesore dhe për të dhënë sqarime sa më shteruese, se Presidenti nuk kishte bërë, nuk ka bërë dhe nuk mund të bënte asnjë shkelje kushtetuese, përveçse ka bërë një mbrojtje të shkëlqyer të Kushtetutës, parimeve të saj themelore dhe sidomos të të drejtës për të zgjedhur të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat