Makina merr përpara një grua, në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Shqipëria

Makina merr përpara një grua, në gjendje kritike për jetën. Drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:14
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje.

Një grua dyshohet se është përplasur nga një automjet i madh.

Drejtuesi i mjetit mësohet se është larguar nga vendngjarja.

Gruaja 50-vjeçare është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat