Arrestohet pasi i kërkoi seks studentes për provimet, ja çka thotë policia

Shqipëria

Arrestohet pasi i kërkoi seks studentes për provimet, ja çka thotë policia

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:21
Denis Himçi

Është vënë në pranga pedagogu i Universitetit të Elbasanit, i cili u denoncua mbrëmjen e djeshme nga një emision telviziv.

Pas daljes së videos, policia mësohet se e ka vënë në pranga pedagogun, Denis Himçi.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  bënë ndalimin  e shtetasit D.H., 36 vjeç,  pedagog pranë Universitetit "Aleksandër Xhuvani", Elbasan, për  veprat penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Ndalimi  i tij u bë pas transmetimit  të pamjeve filmike  në emisionin investigativ "Stop ", ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat