30 milionë lekë “mbyten” në Drin, shëtitorja e Lezhës del jashtë funksionit

Shqipëria

30 milionë lekë “mbyten” në Drin, shëtitorja e Lezhës del jashtë funksionit

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 09:33
Shëtitorja e Lezhës del jashtë funksionit

Shëtitoren buzë Drinit në Lezhë siç duket ka nisur që ta mbulojë bari ndërsa ata pak njerëz që e frekuentojnë u duhet që të mbyllin hundët kur kalojnë si pasojë e erës së rëndë që shkakton lumi Drin.

Parmakët rrethues prej druri janë hequr, ndërsa një pjesë e shëtitores është zhytur në errësirë prej një viti për shkak të vjedhjes së kabujve të ndriçimit.

Punimet e dobëta papërgjegjeshmëria nga ana e qytetarëve por dhe mungesa e vëmendjes nga autoritetet lokale kanë bërë që shetitorja të shkojë deri në këtë gjendje.

Duket se 30 milionët e investuara nga qeveria shqiptare po mbyten dalë ngadalë në lumin Drin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat