Dy punëtorë bien në kontakt me energjinë elektrike

Shqipëria

Dy punëtorë bien në kontakt me energjinë elektrike

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Dy punëtorë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa ishin duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan ditën e dielë, gjatë punimeve të firmës ‘Bajrami N’, që po kryen për rehabilitimin e përroit të Zaranikës.

Dy punëtorët ishin duke ngritur pomopën e betonit krahu i së cilës takoi me telat përcjellët të tensionit të energjisë elektrike duke plagosur dy punonjësit.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Elbasanit.

Ndërkohe prej asaj dite  janë ndërprerë edhe punimet për e nisura nga kompania ‘Bajrami N’ për rehabilitimin e përrorit të Zaranikës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat