Komisioni anti-Meta/ Alimadhi: Të mbyllet, nuk ka shkelje. Manja: Punimet të zgjaten me dy muaj

Shqipëria

Komisioni anti-Meta/ Alimadhi: Të mbyllet, nuk ka shkelje. Manja: Punimet të zgjaten me dy muaj

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:18
Komisioni anti-Meta

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar ku po hetohen shkeljet e pretenduara nga presidenti Ilir Meta për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale. Në rendin e ditës është përcaktuar edhe pika për zgjatjen e punimeve të këtij Komisioni, deri në daljen e opinionit nga Komisioni i Venecias mbi dekretin e Metës.

Por deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi ka kërkuar mbylljen e komisionit pasi Presidenti, sipas tij, nuk ka kryer asnjë shkelje.

“Ky komision nuk duhet të vazhdojë sepse nuk kemi elementet për të vazhduar me hetimin ndaj Presidentit sepse nuk kemi shkelje të rëndë. Presidenti nuk ka bërë ndonjë marrëveshje që prek të drejtat e qytetarëve të këtij vendi”, tha Alimadhi.

Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga socialisti Ulsi Manja, kryetar i komisionit, i cili tha se është kërkuar zgjatja e punimeve të komisionit me të paktën dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat