Kërkesa në Kuvend: Hetimet parlamentare ndaj Metës të zgjaten me dy muaj - Bota Sot
Kërkesa në Kuvend: Hetimet parlamentare ndaj Metës të zgjaten me dy muaj

Shqipëria

Kërkesa në Kuvend: Hetimet parlamentare ndaj Metës të zgjaten me dy muaj

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:19
Komisioni Hetimor Parlamentar

Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar kundër presidentit Ilir Meta do të zgjaten me dy muaj. Në seancën e sotme të Komisionit u miratua kërkesa e kryetarit Ulsi Manja për t’i kërkuar Kuvendit zgjatjen e punimeve të komisionit.

Shtatë deputetë votuan pro dhe dy u shprehën kundër zgjatjes së punimeve.

Kërkesa do i dorëzohet Kuvendit, për të marrë vendim për shtyrjen ose jo të punimeve.

Presidenti Meta po hetohet mbi shkeljet e pretenduara për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...